Ish kryeministri, Sali Berisha tha se zgjedhja e kreut të SPAK, Altin Dumani ishte një përplasje e ashpër mes klaneve mafioze. Sipas tij, në proces pati edhe ndërhyrje nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, por Berisha shtoi se beteja e vërtetë ishte mes grpimeve brenda partisë socialiste.
“Po të shihni ju çfarë ndodhi me zgjedhjen e kreut të SKAP-it. Në pamje të parë beteja e parë beteja ishte mes Ramës dhe guvernatores që do hyjë në histori politike të një vendi, një nga betejat më të turpshme. Një proces i cili duhet të kalonte në përputhje me ligjet dhe kushtetutën jashtë të gjitha ndërhyrjeve u shndërrua në një plasdarmë të paimagjinueshme.
Në shumicë, menduan se guvernatorja Kim fitoi betejën. Në fakt nuk është se nuk u përzie guvernatorja por beteja ishte mes klaneve më mafioze socialiste. Ato numra dhe vota kishin mbrapa tyre Edi Ramën në njërën anë, Ulsi Manjën dhe Erion Veliajn në krahun tjetër. Ajo që shqiptarët panë, ishte vetëm perdja se prapa perdes ishte beteja më e ashpër e zhvilluar mes klaneve mafioze të një pushtetit”- tha Berisha.
Njeheresh ai ben krahasimin pers gares per kreun e SPAK dhe primareve te “Rithemelimit”, duke i quajtur me te mirat keto te grupimit politik te tij
“Nuk i la kush të votonin fshehurazi, por në rrafshin filozofik ishte përjashtimi i lirisë dhe votës. Ishin skena, procese në të cilat vota nuk duhej që të diktohej. është formale. Ndaj dhe primaret në mënyrë të padiskutueshme, larg çdolloj objeksioni që PD ka sjellë nga themelimi gjeri më sot. Nuk ishin të përsosura, por në tërësinë e tyre ato mbetën një zhvillim historik edhe për Shqipërinë dhe demokracinë shqiptare. Një ta keni të sigurtë, ato janë praktika më demokratike që një forcë politike mund të përdorë. Shihni palën tjetër që kalojnë nga ekrani në ekran si hije, kemi metodën tonë thotë Edi Rama. Metoda e Enver Hoxhës”, deklaroi Berisha./m.j