Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis do të rikthehet në Shqipëri me 22 dhjetor në mëngjes për të vijuar me takimet që nuk u zhvilluan me 6 dhjetor.
Shefi i qeverisë së vendit fqinj nuk do të jetë në kryeqyetin shqiptar, por vizita e tij do të përqendrohet në jug të vendit, Himarë, Finiq dhe Dropull.
Burime nga pala greke bëjnë me dije se Mitsotakis do të jetë në Himarë në orën 9:30 të mëngjesit të së enjtes përballë zyrave të Omonias.
Më pas do të vizitojë një shkollë, kishën e fshatit dhe takime me qytetarët e minoritetit greke në këto zona.
Gjithashtu në disa prej këtyre takimeve kryeministri grek do të shoqërohet edhe nga homologu shqiptar Edi Rama
A2 /a.r