Erion Veliaj gjatë një interviste në edicionin e lajmeve në Klan News, është pyetur nga gazetarja Iva Kalemi nëse janë sqaruar se ku do sistemohen banorët që nuk kanë qenë dakort për shembjen e pallatit në njësinë Nr.4. Veliaj shprehet se ka qenë transparent me të gjithë banorët e këtij pallati dhe të gjithë kanë marrë përgjigje.
Iva Kalemi: Ka pasur disa pretendime veçanërisht nga banorët e pallatit Nr.4 të rrugës Mysluym Keta për shembjen e pallatit e tyre të dëmtuar. Duke qenë se disa prej tyre nuk kanë qenë dakort me këtë vendim, a janë sqaruar ata dhe ku do të sistemohen më tej në banesat e reja?
Erion Veliaj: Iva janë sqaruar të gjithë dhe jam me garancinë maksimale këtu sot përpara teje të më thuash një emër dhe ne në punë sekondash jo vetëm të tregojmë bonusin e qirasë, por edhe tërheqjen me faturë nga posta të datës 8 Dhjetor. Këto nuk janë paratë e mia, këto janë paratë e popullit, të taksapagueseve dhe duhen administruar me kujdes. I erdhi tani radha sipas vendimit të Institutit të Ndërtimit, për të prishur këtë pallat dhe për sa kohë ky shtet, kjo bashki, kjo qeveri, ky komunitet taksapaguesish të paguan çdo muaj 540 mijë Lekë, dakort, zagar, qen, kriminel, këto janë gjuhë e atyre që e dimë se çfarë përfaqësojnë në politikë dhe që vijnë gjithmonë duke u tkurrur, sa më të vegjël bëhen si parti, aq më rëndë flasin dhe quhu rrugaçore përdorin.
Por me etikën që më lejon puna, unë besoj se kemi qenë transparent dhe për çdo personazh që ka dalë ka thënë, këta nuk më kanë trajtuar, ne kemi treguar faturat dhe pastaj nuk kanë dalë më në televizor.
Nuk jam i mërzitur me ta, ndihem keq, por nuk jam i mërzitur me ta, ata janë hallexhinj që i përdor politika, siç i përdori tek teatri, siç i përdori tek Astiri, Bulevardi, 5 Maji, kështu që ata janë hallexhinj, i ka rënë ai besimi politik ose kanë vendosur t’i shkojnë asaj rryme janë gati të thonë fjalët më të ndyra për ditkë që i ka shërbyer dhe i ka ndenjur tek koka.
Dje mësova që dhe 6 familje të grupseksioneve të PD që deri dje besonin tek partia, filluan të besonin tek shteti. Kanë ngelur besoj dhe 8 familje të tjera, i këshilloj të shkojnë sot të marrin dhe ata bonusin e qirasë dhe të përgatiten për të hyre tek 5 Maji.
/a.r