Eduart Ndocaj ka deklaruar se do të kandidojë për kryetar të Partisë Socialiste përballë Edi Ramës, por duket se përpara kandidimit ai duhet të zgjidhë disa probleme që ka me OSHEE.
Ndocaj rezulton debitor te OSHEE prej tre vitesh dhe për këtë arsye i kanë prerë energjinë elektrike në banesën e tij në Lezhë.
OSHEE në këtë qytet, i ka prerë energjinë elektrike në datën 8 shkurt, pasi ai ka rezultuar debitor.
Shqiptarja.com shkruan sot se deputeti ka 14 kontrata për furnizim energjie me OSHEE-në, dhe në 13 prej tyre, ai ka konsumuar energji, të cilën nuk e ka paguar, duke shtuar kështu në faturën e tij personale edhe kamatëvonesat.
Aktualisht fatura e tij totale ndaj OSHEEsë, për 14 objektet në pronësi të tij, arrin në vlerëson e 19 milionë lekëve të vjetra. Në terma fikse, fatura është 1 915 846.04 lekë të rinj.