Është shtyrë seanca në Apel për ankimin e grupimit të Bashës, ku kërkon regjistrimin në një vendin të vetëm të kuvendit kombëtar të korrikut dhe dhjetorit 2021.
Avokati Rezart Kupthi kërkon të njihet me aktet e dosjes, për të verifikuar nëse provat e paraqitura në shkallën e parë janë bërë pjesë e fashikullit gjyqësor.
Gjykata i jep 2 ditë kohë avokatit për t’u njohur me aktet. Bashkë me kohën, avokati mund të bëjë rregullimet e duhura lidhur me autorizimin e kreut të partisë. Seanca tjetër do të zhvillohet në datën 22.12.22 ora 09:00.
Kujtojmë që ankimi është bërë nga mbështetësit e Lulëzim Bashës në PD, kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës, që refuzoi të regjistronte bashkë edhe ndryshimet statutore të kuvendit të 17 korrikut të kaluar, edhe ato të 18 dhjetorit.
/a.r