Në edicionin e lajmeve në Klan News me gazetaren Iva Kalemi, ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili ka treguar se një fokusi kryesor bashkisë për vitit 2023 është infrastruktura e rrugëve rurale dhe hapja e një tregu publik për fermerët dhe fshatarët që duan të shesin produket e tyre, pa asnjë taksë, ku dhe vetë blerësit do përfitojnë duke marrë produktet me çmim më të ulët.
Erion Velija: Vitin tjetër do hapet tregu publik për fermerët, do ulë çmimet edhe për ata që blejnë
E dyta që na është kërkuar përveç rrugëve rurale me të cilën jemi duke punuar tani, pra e gjithë zona mes Tegut dhe zonës së helikopterëve në Farkë të madhe, po të shohësh në krahun e djathtë të autostradës, po ngrihet struktura e tregut publik për të gjithë fermat, sidomos për Luginë e Erzenit.
Sot fatkeqësisht Tirana ka vetëm një treg privat që ka një monopol dhe praktikisht takson në hyrje të tregut çdo fshatar, që ka produkte për të sjellë, ndaj dhe unë besoj që hapja e tregut publik vitin tjetër, jo vetëm që thyen këtë monopol, por do ulë çmimet edhe për ata që blejnë sepse taksën që më përpara e merrte tregu privat zerohet me tregun e bashkisë ose do jetë minimalja e pagesës sa për pastrim dhe mirëmbajtje, por në atë rast edhe konsumatorët do të marrin produkte bio më të ulta, por dhe sigurisht për komunitetin e fermerëve do të fitohet më shumë.
/a.r