Një çift britanik është gjetur i vdekur nga helmimi i dyshuar me monoksid karboni në shtëpinë e tyre në Majorca të Britanisë së Madhe.
Alarmin e dha një grua që kujdesej për mirëmbajtjen e shtëpisë së çiftit pasi nuk arriti të kontaktonte dot me ta. Ajo gjeti njërin prej trupave të pajetë në karrige e tjetrin në shtrat.
The Mirror shkruan se burri ishte 62 vjeç dhe partnerja e tij 56 vjeç.
Për vdekjen e çiftit kanë nisur hetimet e menjëhershme ndërsa dyshohet se ata mund të jenë djegur me një ngrohës me gaz brenda shtëpisë.
Monoksidi i karbonit është një gaz pa ngjyrë dhe pa erë, por mund të jetë vdekjeprurës.
Kujtojmë se në Tetor, tre miq u gjetën të vdekur në mënyrë misterioze brenda Airbnb-së së tyre në Meksikë pikërisht nga helmimin me monoksid karboni.
/a.r