Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar dy persona, të dyshuar se kanë lidhje me vendosjen e lëndës eksplozive në mjetin e biznesmenit Nuredin Suli pak ditë më parë në mjediset e një qendre tregtare, që fatmirësisht nuk shpërtheu.
Ata janë 29-vjeçari Julian Hamollari dhe 53-vjeçari Musa Çerpja, të dy nga Tirana, raporton Top Channel.
Policia thotë se materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të së vërtetës” e kryer në bashkëpunim.
Po ashtu, blutë thonë se po vazhdon puna në bashkëpunim edhe me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.