Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në emisionin ‘Open’ në Neës24 ka thënë se drejtësia i është besuar regjimit që është sot, ndërsa shtoi se në një vend autokratik nuk mund të ketë drejtësi.
Nga ana tjetër deputeti Xhaferaj tha se zgjedhja e SPAK tregoi një aleancë të Ramës me foltoren, gjë që ai e konsideroi si ‘donkishotizëm’ dhe si ‘turp’, ndërsa deptueti Shehu iu kthye duke i thënë se nuk i merr parasysh ato që Xhaferaj thotë dhe se nuk meritojnë të komentohen.
Shehu: Drejtësia i është besuar regjimit që është sot, mos të kemi iluzione. Në një vend autokratik nuk mund të ketë drejtësi. Në vend duhet të vendoset demokracia dhe më pas të ndërtohet një sistem drejtësie. Kur drejtësia është e pilotuar nga regjimi nuk mund të ndikohet nga SPAK.
Xhaferaj: Zgjedhja e SPAK tregoi aleancë të Ramës me foltoren, ky është donkishotizëm. Opozita kishte një mundësi të artë dhe iu bashkua Ramës. Turp! Po bëjnë lojën e Edi Ramës. Nuk është se SPAK është gjithçka për luftën ndaj korrupsionit por është hallka më e rëndësishme. Ajo që është e trishtë është se në këtë proces ambasada iu kundërvu hapur tendencave që kishte regjimi i Ramës. Një opozitë menjë lidership të ri mund të kishte filluar kthesën, nga perceptimi që opozita do dëmtojë reformën do ndryshonte.
Shehu: Nuk i marr parasysh ato që tha ai, nuk e meritojnë të komentohen ato që tha. Në vend sundon autokracia. Këtu kërkohet përmbysje politike, demokracia do kërkojë një sistem drejtësie të drejtë më pas.