Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në një televizion, në të cilin thuhej se qytetarët që kanë hyrë në shtëpitë e reja, të rindërtuara pas tërmetit, do t’u duhet të paguajnë një kredi të butë.
Rama e ka hedhur poshtë këtë lajm, duke thënë se shtëpitë e familjeve të prekura nga tërmeti, do t’u rindërtohen dhe do t’u jepen falas.
“LAJM I RREMË SY PËR SY! Kështu thonë kudo ku rindërtohet pas tërmetit, përveçse në Shqipëri ku shtëpitë u janë rindërtuar dhe do t’u rindërtohen FALAS të gjitha familjeve të prekura! Zoti i ruajttë shqiptarët nga epidemia e lajmeve të rreme!”- shkruan Rama.
Gjatë vizitës në Baldushk mbrëmjen e sotme, ku shpërndau banesat për 28 familje të reja në një lagje të re banesash të ndërtuara pas tërmetit, Rama tha se ashtu siç lagja e 5 Majit në Tiranë është bërë një model, ashtu do të ndodhë edhe me zona të tjera si Kombinati./m.j
LAJM I RREMË SY PËR SY! Kështu thonë kudo ku rindërtohet pas tërmetit, përveçse në Shqipëri ku shtëpitë u janë rindërtuar dhe do t’u rindërtohen FALAS të gjitha familjeve të prekura! Zoti i ruajttë shqiptarët nga epidemia e lajmeve të rreme! pic.twitter.com/sOnrDngTfW
— Edi Rama (@ediramaal) December 19, 2022