Toka përballet me një zhdukje masive deri në vitin 2100 që mund të zhdukë më shumë se një të katërtën e biodiversitetit botëror, paralajmëron një studim i ri.
Shkencëtarët australianë dhe evropianë kanë zhvilluar një ‘Tokë virtuale’ për të planifikuar më mirë zhdukjet globale të shkaktuara nga ndryshimet klimatike .
Rezultatet tregojnë për humbjen e 10 për qind të të gjitha specieve bimore dhe shtazore deri në vitin 2050, duke u rritur në 27 për qind deri në fund të këtij shekulli.
Shkencëtarët fajësojnë ‘mbi-shfrytëzimin e burimeve’, ndryshimin e përdorimit të tokës, mbikorrjen, ndotjen, ndryshimet klimatike dhe ‘pushtimet biologjike’.
Studimi u drejtua nga shkencëtari i Komisionit Evropian, Giovanni Strona dhe profesori Corey Bradshaw i Universitetit Flinders, Adelaide, Australi.
Akademikët thonë se planeti tashmë ka hyrë në ngjarjen e gjashtë të zhdukjes masive, e nxitur nga aktiviteti njerëzor dhe ndryshimet klimatike.
Sipas listës së kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës , më shumë se 42,100 specie kërcënohen me zhdukje.
“Fëmijët e lindur sot dhe që jetojnë në të 70-at e tyre mund të presin të dëshmojnë zhdukjen e mijëra specieve bimore dhe shtazore, nga orkide të vogla dhe insektet më të vogla te kafshët ikonike si elefanti dhe koala”, tha profesori Bradshaw.
Hulumtimi u publikua gjatë Konferencës së OKB-së për Biodiversitetin COP15 në Kanada.
/e.d