Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, është shprehur se situata në veri të Kosovës është tensionuar menjëherë pasi Bashkimi Evropian mbajti samitin me vendet e Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
“Ja çfarë ndodhi: BE-ja mbajti një samit të nivelit të lartë në Shqipëri, në 6 dhjetor. U nënshkrua një dokument ku mbështetet aspirata e Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian. Për më tepër, u nënvizua në një klauzolë të veçantë që Kosova (ashtu si Serbia) janë në rrugën evropiane. Pra, mos ndoshta është për t’u habitur që as një javë më vonë, separatistët e Kosovës organizuan një përshkallëzim tensioni të armatosur dhe nisën provokimet? U arrestua Dejan Pantic, me origjinë serbe, dhe nisi retorika agresive. Dua t’ju kujtoj se shumica e banorëve të Kosovës janë me origjinë shqiptare dhe ndjekim me vëmendjen perspektivën evropiane të Shqipërisë. Dhe, njëkohësisht me përshkallëzimin e tensionit nëpër rrugë, “Kryeministri” i Kosovës Albin Kurti aplikoi për anëtarësim në BE disa ditë më parë”, thotë Zakharova në kanalin e saj në Telegram.