Pas humbjes në finalen e kupës së botës përballë Argjentinës, ka ardhur edhe reagimi i presidentit francez, Emmanuel Macron.
Përmes një postimi në Twitter, Macron thotë: “Blutë na bënë të ëndërrojmë”.
Macron ndodhet në Doha ku ndoqi finalen e madhe dhe në një moment është kapur teksa zbriti në fushë për të ngushëlluar Didier Deschamps dhe lojtarët e Kombëtares së Francës.
Kujtojmë se Argjentina arriti të shpallej kampione e botës falë penalltive dhe arriti të ngrejë në Katar Kupën e Botës.
/e.d