Argjentina ka fituar një penallti në minutën e 21-të.
Di Maria është futur brenda zonës, ku Dembele nga pas ka ndërhyrë duke shkaktuar faullin brenda zonës.
Messi ka marrë përsipër penalltinë dhe ka shënuar golin e parë të kësaj finaleje.
Argjentinë-Francë është finalja e madhe e Kupës së Botës në Katar teksa të dyja kombëtaret do të synojnë trofeun e tretë në histori.
Argjentinë – Francë 1-0 (Messi 23′ pen.)
/e.d