Dhjetëra persona nga organizata e ashtuquajtur “Atdhetarët serbë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika serbe” , kanë mbërritur në Jarinje për të marrë pjesë në tubimin e paralajmëruar nga kjo organizatë.
Ata nuk janë lejuar që ta kalojnë kufirin për të hyrë në Kosovë.
Shumë prej protestuesve janë me maska, ndërsa valëvisin flamuj të Serbisë dhe pankarta të ndryshme, ndër të cilat veçohet ajo me mbishkrimin “Kurrë kufi, Kosova është Serbi”.
Në Jarinje vërehet numër i madh i gazetarëve nga Serbia, ndërsa mediat e Kosovës, duke përfshirë edhe ato në gjuhën serbe e kanë pasur të pamundur vajtjen në terren për shkak të barrikadave.
Nga ana tjetër, KFOR-i amerikan ka vendosur rethimin me tela me gjemba në Jarinjë.
Pika kufitare e Jarinjes vazhdon të qëndroj e bllokuar prej 9 ditësh për shkak të barrikdave të vendosura në pjesë të ndryshme në veri të Kosovës.
/a.r