Kur kanë kaluar 13 muaj nga ekzekutimi i Erigers Mihasit dhe mikut te tij Armando Dumani ngjarja ka ngelur sot e asaj dite e pazbardhur.
Policia e Tiranës akoma nuk ka lidhur të gjitha fijet për të shkuar drejt autorëve të ngjarjes, të cilët shkrehën dhunshëm kallashnikovin në mbikalimin e Unazës së Madhe në Astir.
Por, Erigers Mihasin, mik i ngushtë Ervis Martinajt, e kujtojnë shokët dhe miqtë e tij nëpër rrjete sociale. E tillë është kjo video e hedhur nga të njohur të tij, të cilët janë akoma të prekur nga humbja e 32-vjeçarit.
Në pamjet filmike të kamerave të sigurisë, që publikohen për herë të parë, shfaqet Eriges Mihasi duke ecur, ndërsa në një tjetër ai shfaqet duke komunikuar në videocall me miq të tij dhe foto e video selfie./m.j