Tre persona kanë mbetur të plagosur e kanë pësuar djegie në trup, pasi një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në Maliq, në fshatin Vashtëmi, rreth orës 16:15.
Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit ka marrë djegie trupore i zoti i shtëpisë, shtetasi Refat Konica, djali i tij 34-vjeç si dhe një familjar tjetër i tyre i moshës 40-vjeç.
Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Korçës dhe më pas janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi:
Më datë 17.12.2022, rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plasur një bombol gazi. Për pasojë kanë marrë djegie trupore shtetasit R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j