Moti i përkeqësuar me erëra të forta në Vlorë ka shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona si: fshatra të lumit të Vlorës, Selenicës, Radhimë-Orikum dhe linja kryesore e bregut zona e Himarës.
Shkëputja ka qenë e përkohshme pasi tani është rikthyer energjia në disa prej zonave. Probleme nga moti ka patur edhe Ura e Vanës në Delvinë, ura e dëmtuar që prej muajit nëntor, ka pësuar rënie të bazamentit edhe nga reshjet e një dite më parë.
Sipas prefektit të Qarkut aktualisht po punohet për rikthimin e kësaj ure në funksion. Lundrimi detar ndërkohë është rikthyer në punë për linjën e tragetit Vlorë-Brindisi, kjo pas 3 ditëve pezullim. Vazhdon të jetë i pezulluar lundrimi për mjetet e vogla dhe peshkarexhat.
/s.f