Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gazmend Ngotën dhe Marjeta Karajn, të akuzuar për vrasjen e 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda në vitin 2017, duke e djegur të gjallë në Kodër Shupal. Para gjykatës e dyshuara Karaj ka mohuar krimin.
I dyshuari Ngota e ka pranuar ngjarjen gjatë deklarimeve në polici. Në gjykatë avokati i Karajt ka pretenduar se Ngota është përdorues i narkotikëve dhe i pabesueshëm.
Ngjarja ndodhi në vitin 2017, kur 56-vjeçarja së bashku me të birin, Besmir Karaj, 34 vjeç dhe shokun e tij Gazmir Ngota, 39 vjeç, e futën me forcë në makinë Menduh Kurt-Dedën dhe pasi e keqtrajtuan fizikisht e çuan në një zonë pyjore në Kodër-Shupal ku e lidhën me litar dhe e dogjën për së gjalli.
/s.f