Ky është 49 vjeçari që u vra me 9 plumba pasditen e sotme në një lokal te Komuna e Parisit në Tiranë. Viktima është identifikuar si Edmond Papa, 49-vjeç me origjinë nga Fieri. Ngjarja ka ndodhur në hyrjen e një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku”, pranë banesës së vëllait të tij.
Ai kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri. Mësohet se viktima ka disa prona në zonën e Ksamilit në Sarandë. Lidhur me këtë fakt policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi. Ndërsa një tjetër pistë është ajo e aktivitetit kriminal në Angli, për trafik droge.
Sakaq, gjithashtu mësohet se ai ka qenë dënuar në Greqi për trafik droge.
/e.d