Arrestohet punonjësi i policisë, i cili u përfshi në një aksident me dëme materiale pasditen e djeshme në Vloçisht të Maliqit.
Ka qenë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore që ka arrestuar policin 55-vjeçar, Dritan Qylafi, i cili sipas informacioneve ka qenë në gjendje të dehur dhe pa lejë drejtimi.
Mbi të rëndon akuza e veprës penale “drejtim i mjetit në gjendje të parregullt”.
Punonjësi i policisë në sektorin e rendit në komisariatin e Korçës, jashtë shërbimit.
/s.f