Një 39-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Napolit, pasi u kap me 11 kg heroinë. Arrestimi i shqiptarit është kryer pasditen e së martës, por lajmi është bërë publik më 15 dhjetor.
Shqiptari me inicialet E.G., me precedentë policie, u arrestua në Marano, teksa hynte me makinë në garazhin e një banese dhe më pas doli prej aty.
Gjatë kontrollit nga ana e policisë, 39-vjeçarit iu sekuestruan 58 gr heroinë, 255 euro, një smartphone dhe çelësin e një apartamenti në përdorim për të, që ndodhej në pallatin nga i cili ishte larguar.
Operatorët kontrolluan shtëpinë dhe gjetën 11 kg heroinë të ndarë në mbështjellje të ndryshme , 4 peshore precize dhe materiale të ndryshme për paketimin dhe prerjen e drogës. 39-vjeçari EG, shqiptar me precedentë policie, u arrestua për mbajtje për qëllime trafiku droge.
/s.f