Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar publikimin e mijërave dokumenteve për vrasjen e Presidentit John F. Kennedy. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Shtëpia e Bardhë pretendon se tashmë 97% e regjistrimeve në lidhje me këtë ngjarje janë të disponueshme publikisht. Megjithatë nuk pritet ndonjë zbulim i madh nga dokumentet, por historianët shpresojnë që të mësojnë më shumë rreth vrasësit Lee Harvey Oswald.
Kennedy u qëllua për vdekje gjatë një vizite në Dallas më 22 Nëntor 1963. Një ligj në vitin 1992 detyronte qeverinë që të publikonte dokumentet për vrasjen në Tetor të 2017.
Por Presidenti Joe Biden lëshoi të enjten një urdhër ekzekutiv duke lejuar publikimin e fundit të dokumenteve. Por ai tha se disa dosje do të mbahen të fshehta deri në Qershor 2023.
Vdekja e Kennedy shkaktoi për dekada të tëra teori konspirative të ndryshme. Të enjten CIA tha se agjencia amerikane e spiunazhit “nuk e kishte angazhuar kurrë” Oswald dhe nuk ua fshehu informacionin rreth tij hetuesve amerikanë.
Historianët shpresojnë që me të dhënat e fundit të mësojnë më shumë rreth lëvizjeve të Oswald në Mexico City, ku mendohet se ka takuar një oficer të KGB-së sovjetike. Shtëpia e Bardhë tha se publikimi i dosjeve do t’i jepte publikut një kuptim më të madh të hetimeve për atentatin.
/a.r