Personi që shihni në foto është 61-vjeçari Menduh Uldeda, i cili u vra në vitin 2017 për një borxh prej 1 mln lekë të rinj.
61-vjeçari u gjet pjesërisht i djegur dhe pjesërisht i dekompozuar në Kodër Shupal, vetëm disa kilometra larg Tiranës, në rrugën e Arbrit.
Për ngjarjen e rëndë në prangat e policisë kanë rënë Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Besmir Karaj.
Viktima fshihej prej kohësh pasi kishte një borxh me vlerë 1 milionë lekë të reja ndaj të dashurës Marjeta Karaj.
Kjo e fundit së bashku me të birin, Besmir Karaj, dhe shokun e tij Gazmir Ngota sapo zbuluan se ku ndodhej 61-vjeçari arritën ta fusnin me forcë në makinë dhe më pas e çuan në zonën e Alliasit, ku e rrahën.
Më vonë, Karaj dhe Ngota, e çuan në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku e lidhën me litar dhe e dogjën./m.j