Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmje fundviti me përfaqësuesit diplomatik gjatë mbrëmjes së djeshme.
Gjatë fjalimit të tij Rama ka renditur disa nga sukseset që Shqipëria ka arritur në arenën ndërkombëtare, nga çelja e negociatave për anëtarësim në BE, te përfaqësimi në nivelet më të larta në OKB dhe organizimi i Samitit të BE-së në Tiranë. Por ka dhene edhe lajmin e mire se ne pranveren e ardhshme, Shqiperia do te jete mikpritese e nje tjeter Samiti, atij te Procesit të Berlinit, me propozim te Gjermanise.
”Jemi krenar dhe të lumtur që na është kërkuar nga partnerja dhe mikja jonë e madhe Gjermania, që pranverën e ardhshme të mikpresim Samitin e Procesit të Berlinit.
Do të bëjmë maksimumin që të jemi në lartësinë e detyrës dhe të mikpresim një Samit tëpaharrueshëm të Procesit të Berlinit, ashtu siç mikpritëm një samit të BE që la një mbresëpozitive tek të gjithë ata që erdhën në Tiranë për të marrë pjesë.”, theksoi Rama./m.j