Shoqata e Ndërtuesve është ankuar në Gjykatën Kushtetuese për sekuestrimet që qeveria po u bën disa pallateve në shkelje me lejet e ndërtimit.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama i cili ndër të tjera u përgjigjet pretenduesve në fjalë.
Rama thotë se pallatet do të prishen ose konfiskohen për interes publik pavarësisht këtyre zhvillimeve.
“Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit!Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan,po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë” – thotë Edi Rama në Twitter.
/a.r