Një debat mes dy vajzash në studion e “Përputhen” ka shkuar deri në konfrontim fizik. Debati midis Irisit dhe Orsiolës ka degraduar në momentin që u përfshi Lea, e cila në një moment e goditi me shuplakë ish-shoqen e saj të ngushtë.
Takimi që Orsiola pati me Donaton, solli shumë tensione në studio. Irisi nuk arriti ta përmbajë veten dhe nisi të ulërijë.
Në momentin që situata degradoi, u përfshi edhe Lea, e cila e goditi me shuplakë ish-shoqen e saj të ngushtë.
Tensionet në studio nuk u qetësuan, më pas ndërhyri Petro, i cili ka qenë “molla” e sherrit midis dyshes.
Osriola:Ti nuk do tregosh standardet, je plehrë
Irisi: Seriozisht e ke që më thua mua plehrë e ke parë veten në pasqyrë moj seriozisht e ke kujt i thua plehrë. Punën kryesore e kam me ty edhe me këtë plehrën tjetër. Ju të dyja jeni plehrë (Orsiola dhe Lea). Se kam punë edhe me ty.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar moderatorja e njoftur Aulon Musta, e cila i cilëson vajza të paedukuara që nuk dinë të argumentojnë në një debat, por vetëm ofendojnë dhe shajnë.
“Sa turp!!! Sa turp!!! Sa tuuuurp!!!
Dhe pastaj të kërkosh respekt dhe mirëkuptim nga partneri?
Po kurrë nuk do ta arrish nëse nuk respekton veten dhe e trajton në mënurën më të ulët dhe më vulgare të mundshme. Si nuk dëgjova njëherë të komunikojnë këto femra me argumeta, me qetësi, me respekt për nëjra tjerën, por vetëm me ofendime, të shara, ulërima, me fjalorin dhe gjuhën më vulgare.
Kjo është fytyra e injorancës dhe vulgaritetit ! Ky nuk është një episod në nerva e sipër , sepse kjo është një sjellje e vazhdueshme , e përhershme, ky është i vetmi komunikim që këto vajza njohin. Femra të paedukuara! Turp!”, shkruan ajo.
/e.d