Edhe pse në vetvete, atentati ndaj tij mund të duket si një shpagim personal, grupi hetues mendon se krismat ndaj Ylli Brahjas, ishin në vazhdën e atentateve që u ishin bërë në vitet dhe muajt e fundit grupit të Ervis Martinaj.
Në këtë zhvillim pistash, policia kreu fillimisht kontrolle në banesën e Roan Brahimit, alias Sidorel Prendi. Në fshatin Pllanë të Lezhës, i cili ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022.
Roan Brahimi, i cili nuk u gjet në banesë as në atentatin e parë ndaj Martinaj dhe as në atë të Ylli Brahjas. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi. I cili tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti. Ndërkohë që sipas tij ata ishin rreth krushqie me Ylli Brahjan, pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt.
Gjovalin Prendi: Babai i Roan Brahimit.
Nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e rëndë. Gjithçka e mësova nga televizori. Klisman Preçin nuk e njoh fare. Kurse Ylli Brahimin e njoh pasi kam lidhje miqësore. Kjo, pasi nusja e djalit tim, Roan Brahimi (Sidorela Prendi) është kushërirë e afërt e Ylli Brahimit. Me sa di unë, babain e nuses së djalit tim, Ylli e ka djalë xhaxhai.
Djali im Roan Brahimi ndodhet jashtë shtetit. Se në cilin shtet nuk e di, pasi nuk kam asnjë komunikim me të prej kohësh, prej më tepër se një vit. Nuk i kam as numër telefoni dhe asnjë adresë në rrjetet sociale.
Gjovalin Prendi tha më tej se nuk kishte ndonjë informacion që djali i tij të kishte probleme me Ylli Brahjan. Ai vazhdonte të vlerësonte se kishte marrëdhënie të mira me familjen e shënjestrës së atentatit.
Gjovalin Prendi: Babai i Roan Brahimit
Nuk kam asnjë dijeni që djali im të ketë pasur apo ka konflikte me Ylli Brahimin dhe njerëzit e tij. Marrëdhëniet e mia me miqtë janë normale dhe korrekte.
Ashtu kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë. Lidhur me ngjarjen e ndodhur dua të them se më ka ardhur shumë keq, pasi i kam miq shtëpie.
Por pse grupi hetues po investohej kaq shumë në emrin e Roan Brahimit, si një nga personat më të mundshëm të dyshuar për atentatin ndaj Ylli Brahjas dhe mikut të tij tashmë të ndjerë, Klisman Preçit. Sipas dokumentave sekrete të policisë, gjithçka thuhet se lind pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahjan.
Ku ky i fundit, sipas dokumentave të prokurorisë, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Rohan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare.
E gjitha kjo. për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Brahjan se “nuk ja falte kurrë atë që i kishte bërë”.
Por a është ky motivi i vërtetë i atentatit ndaj Ylli Brahjas, mbrëmjen e 22 korrikut 2022, në qendër të Milotit.
Ajo që dihet është se grupi hetues nuk u ndal vetëm te emri i Roan Brahimit. Krahas banesës së tij, policia ushtroi kontrolle edhe në disa banesa të tjera. Në ato të Izmir Selit, në fshatin Zhejë të Kurbinit. Atë të Ervis Kuqit në qytetin e Milotit në Kurbin. Si edhe në banesën e Alfred Rakaj Petokut.
Ku çuditërisht në këto banesa nuk u gjet asnjëri prej tyre, por vetëm të afërm, të cilët nuk kishin dijeni se ku ishin familjarët e tyre në kërkim nga policia.
Ndërkohë që policia ndërtoi për këta persona, profilet kriminale, si persona të dyshuar që mund të kishin lidhje me ngjarjen. Ndërsa pyetja e familjarëve të Ylli Brahjas dhe përgjimet e tyre, nuk dhanë asnjë rezultat dhe nuk e ndihmuan hetimin. Por siç e thamë edhe më herët, ky nuk ishte atentati i parë që i bëhej Ylli Brahjas. Më 12 janar 2021, ai do të ishte pre e një tjetër atentati.
Ai ishte duke ecur në trotuar në shoqërinë e dy personave të tjerë, kur në drejtim të tij u qëllua 15 herë me armë zjarri.
Nga një motor ‘Suzuki’ në ecje e sipër. Sikurse shihet edhe në këto pamje. Atentat ku mbeti i plagosur rëndë. Por që duket se Ylli Brahja, është ambientuar mirë me plumbat, ku për fat, mundi tja hedhë plagëve që mori.
Edhe ky atentat ndaj 46-vjeçarit mbetet i pazbardhur. Po ashtu mbetet pa autor, edhe një atentat i mëparshëm ndaj viktimës, Klisman Preçi. teksa ky i fundit u qëllua nga një automjet në ecje bashkë me kushëririn e tij.
Për t’u kthyer tek e shkuara e Ylli Brahjas. Ai njihej si një person me rekorde në fushën e narkotikëve dhe i skeduar në çështjet e lojërave të fatit.
Ndërsa, përpara se ti mbijetonte atentateve të mirorganizuara. ai ishte shfaqur ne dyert e prokurorisë, për t’u marrë në pyetje në lidhje me ekzekutimin në qendër të Laçit, të ish-policit dhe biznesmenit, Xhelal Reçi.
Ngjarje e ndodhur mëngjesin e 1 nëntorit 2021, autorët e të cilës ende nuk janë identifikuar, pavarësisht dyshimeve që ranë mbi pjesëtarë te fisit Martinaj.
Ndërsa Roan Brahimi vazhdon të jetë i dyshuari kryesor për atentatin ndaj Ylli Brahjas dhe mikut të tij të vrarë, Klisman Preçi. Roan Brahimi që dyshohet edhe për masakrën e trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës. Ndaj Brilant Martinaj dhe miqve të tij, por që policia nuk di të thotë se ku është vendndodhja e tij. Ndërsa Brahimi njihet si shok i ngushtë me Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist Rrahman Rraja.
I cili ka hequr çdo autorësi nga vetja. Ky I fundit u shoqërua në polici kohët e fundit, cka solli reagimin e ashpër të babait të tij, Xhelal Rraja.I cili nuk hezitoi të kërcënonte dhe zyrtarët e policisë….
Xhelal Rraja: Po, teksa atentati ndaj Ylli Brahjas dhe vrasjes së mikut të tij Klisman Preci është marrë në duar nga SPAK, pasi burimet thonë se autorët ranë në gracjkën e përgjimeve në një cështje tjetër hetimore,
Për zhdukjen e Ervis Martinaj dhe masakrën e Fushë Krujës me 3 viktimave, Prokuroria e posaçme ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap.
/e.d