Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Prodi bëri të ditur se nuk ka zhvilluar takime me ta, duke theksuar se si Nano dhe Berisha janë larguar nga postet qeveritare që kanë mbajtur, megjithëse ky i fundit është ende aktiv në politikën shqiptare.
Ndër të tjera, Prodi nënvizoi se ka takuar ata politikanë që përfaqësojnë dhe drejtojnë institucionet shtetërore.
“Jo nuk i kam takuar, pasi ata tashmë janë larguar, siç edhe jam larguar edhe unë në fakt. Berisha në fakt është ende aktiv, por unë kam takuar ata politikanë që përfaqësojnë dhe drejtojnë institucionet shtetërore.
Unë kur kam qenë kryeministër i Italisë kam dashur që të bie dakord dhe të kemi komunikime me të dy, si Nanon dhe Berishën, sepse raportin e kemi me popullin shqiptar. Edhe kur ka pasur tensione, asnjë herë nuk kam dashur që politikane italianë të vinin dhe të bënin fushatë në Shqipëri, sepse Shqipëria është një vend më vete”, theksoi ai./m.j