Gazetari Daut Dauti, në një intervistë për Euronews Albania dha detaje nga marrëveshja e arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike për emigrantët e jashtëligjshëm.
Dauti tha se shqiptarët nuk do të kenë më mundësi të kërkojë azil në Angli, pasi Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt.
“Nuk ka të ndaluar vala e ardhjes në Angli për mënyrë ilegale. Kjo nuk do të zhduket shpejt. Do të kthehen ata që kanë ardhur në mënyrë ilegale, do të krijohen kushtet që do të parandalohet rruga ilegale e ardhjes. Nuk do të ketë shqiptarë që të kërkojë azil politik pasi sy qeveritë janë marrë vesh se Shqipëria është një vend i sigurt. Sipas marrëveshjes brenda çdo jave do të ketë kthim të shqiptarëve. Forcat e sigurisë britanike do të vendosen edhe në pikat kufitare të Shqipërisë edhe kjo është pjesë e marrëveshjes”, u shpreh ai.
Të paktën tre persona kanë humbur jetën, pasi një varkë me emigrantë u përmbys teksa ishte duke lundruar në Kanalin Anglez mëngjesin e së mërkurës.
Ekipet e shpëtimit në Kanalin Anglez thonë se nuk po kërkojnë më për të mbijetuar duke marrë parasysh temperaturën e ujit që shkon në -4°C.
/s.f