Rrëfime dhe ironi përmes rrjeteve sociale! Këngëtarja e famshme italiane, Emma Marrone, ka vendosur së fundmi që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”.
Pyetjet për Marrone-n kanë qenë të shumta dhe ajo nuk ka ngurruar që t’u përgjigjet. Madje ajo ka pranuar se nuk ka pasur ‘takime të ngushta’ me seksin e kundërt për gati një vit.
Kur një fans e pyeti këngëtaren për “herën e fundit që ka bërë dashuri”, Emma u përgjigj me shaka: “Pothuajse një vit më parë. E di… keq… shumë keq… duhet të filloj ta jap sikur të mos ishte e imja”.
Këngëtarja është gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private dhe pas historive me Stefano De Martinon, Marco Bocci dhe Fabio Borriello, ajo nuk është parë kurrë bashkë me asnjë mashkull.
Megjithatë ajo ka deklaruar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga të bëhet nënë, herët a vonë. Emma me të vërtetë ka vendosur të ruajë indin e saj ovarian.
“Më emocionojnë këto tema, sepse njoh shumë gra që u është dashur të lëvizin jashtë vendit për të ngjizur vetë një fëmijë. Sepse këtu duhet të detyrohesh të kesh një fëmijë vetëm me një burrë”, u shpreh ajo në një intervistë të fundit për “Vanity Fair”.
Për më tepër, ajo ka qenë gjithmonë shumë autoironike për kërkimin e saj për një partner të jetës, megjithëse duket e mrekullueshme kështu: “Është zyrtare: tani ka 8 miliardë njerëz në tokë: nëse do të kishte një që do të fejohej me mua”, bëri ajo shaka më herët.
/e.d