Teksa situata është e tensionuar në veri të Kosovës, nuk kanë mbetur pa u prekur edhe artistët. Së fundmi, në në postim në Instagram të Fifit, e cila promovon projektin e ri muzikor, këngëtarja u përball me një koment që nuk i pëlqeu aspak.
“Ishalla ju futet Serbia t’ju lë shtatzëna”, shkroi një komentues ndërsa Fifi zgjodhi që t’i jepte përgjigje publike.
“Dhe ja pra miq, e nis një super dite dhe vjen një koment i tillë…sa i ligë duhet të jesh t’i urosh fatkeqësi dikujt. Sa i ligë duhet të jesh me ti urosh hyrjen e armikut në konak dhe po flasim për të njëjtit që na shkatërruan emocionalisht, ekonomikisht, psikologjikisht, na vranë e na përdhunuan e na masakruan….na lanë mbrapa në çdo aspekt. E sikur ky komenti kam marrë edhe disa të tjerë të cilat nuk e di pse nuk i kom nxjerr ma herët. Më vjen keq që bëhemi bashkë veç kur ka ndeshje futbolli, bëhemi patriotë veç kur bëhet gol”, ka shkruar Fifi në reagimin e saj.
Komenti i ndjekësit
Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhjetor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.
/e.d
Nuk duhet te merren tragjikisht këto komente nga askush por as nga zonja Fifi, sepse në Shqpirësi ke 100 malokate jo shqiptare, mes te cilëve edhe serb dhe slav në përgjithësi, qe e shkruajnë dhe e flasin gjuhën shqipe më mirë se shqiptarët! Dhe ato luten ditë e natë te hyjë serbia edhe në Shqiperi dhe jo vetëm në Kosovë!