Kompanitë publike dhe institucionet nuk do të lejohet të shpërndajnë bonuse për punonjësit për Vitin e Ri.
Në prag të festave të fundvitit, e në mes të një krize çmimesh që pritet të sjellë një dimër të ashpër, qeveria ka miratuar një vendim që ndalon dhënien e shpërblimeve apo organizimin e festave me fondet e këtyre ndërmarrjeve.
Vitin e kaluar, punonjësit e disa ndërmarrjeve dhe kompanive publike morën një shpërblim, ndërsa këtë dhjetor këtë përfitim do ta marrin vetëm pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe disa kategori të personave me aftësi të veçanta. Një shumë prej 5 mijë lekësh, që ka nisur të shpërndahet prej fillimit të këtij muaji.
/s.f