Studiuesi Robert Elsie ka postuar një set të rrallë fotografik të Shqipërisë së veriut gjatë viteve 1902-1908. Fotot janë shkëputur nga një libër i eksploruesit austriak Erih Libert që ka vizituar Shqipërinë disa herë në atë periudhë.
Asutriaku Libert i cili ishte mjek në profesion erdhi për herë të parë në Shqipëri në vitin 1902 dhe vizitoi Pultin dhe zonën e lumit Drin.
Eksploruesi austriak Erih Libert (1873-1951) i cili ishte kirurg me profesion vizitoi për herë të parë Shqipërinë në shtator 1902 ku shëtiti zonën e Pultit dhe malet në jug të lumit Drin.
Nga Valbona ai u kthye nëpërmjet Merturit, Nikajt, Shalës, Shoshit, Sumës dhe Pultit për në qytetin e Shkodrës.
Udhëtimet e vitit 1903 dhe 1904 janë përshkruar në librin e tij Aus dem nordalbanischen Hochgebirge (Nga Malësia e Shqipërisë së Veriut), Sarajevë 1909, nga i cili është marrë ky koleksion fotografik. Fotot janë risjellë nga studiuesi i njohur Robert Elsie.