Deputeti socialist Erion Braçe pa paralajmëruar edhe njëherë tjetër, se do ta lërë punën si deputet.
Ai thotë se nuk po e lënë të bëjë punën e tij, për shkak të interesave klienteliste.
“Këtë të enjte nuk ka Parlament, punë në seancën plenare në Parlament.
Na i thane sot, ndaj ketu s’ka kembe njeriu.
Por sot eshte data 13 dhjetor; Dite me dite-6 muaj me pare, paraqita ne Kuvend nismen ligjore per te vendosur rregull ne tregun bujqesor e blegtoral, ne dimensionin e pagesave, për të garantuar bujqit, punën e tyre, prodhimin dhe të ardhurat prej tij.
Troç: Bujq e blegtorë të marrin paratë e punës së tyre brenda 50 ditëve.
6 muaj asnje pergjigje!
Nga njera ane nuk thonë dot jo, nuk dalin dot kundër, nga ana tjeter te bllokojne dhe heshtin, nje lloj skuthlleku politik i neveritshem, i nxitur nga klientelizmi, kapja e vendimarrjes në Kuvend-më troç.
Sinqerisht nuk e vuaj mungesen e respektit institucional, procedural, njerezor gjithashtu;
Por kjo eshte mungese respekti e Kuvendit ndaj popullit të bujqësisë, i cili ka kete hall dhe kerkoi te adresohet ligjerisht;
Po ligjerisht ne kete vend, nuk duhet te kete qytetare te dores se dyte, por ne fakt ka-janë punëtorët, prodhuesit e bujqësisë.
Shikoni, kur ata blejne, detyrimi ligjor eshte te paguajne menjehere ose brenda 45 ditesh, perndryshe detyrimi i tyre merret me force!
Por kur tek bujqit prodhues blejne te njejtet tregtare-ata qe me pare shisnin, parate nuk paguhen as per 1 vit!
Padrejtësi e pabarazi e turpshme.
Kjo eshte! Thellohet kur nuk gjejnë hapësirë për të zgjidhur këtë padrejtësi.
Kur kam nisur kete pune, as e dija e as e kerkova deputetin per honor, vanitet, pasurim gjithashtu;
E doja si punë, e kam bërë si punë.
Por kur nuk te lene te besh punen tende, cfare duhet bere?
Shikoni, ky bllokimi i punes nis si klientelizëm dhe mbaron si personal, ndaj gjithnje e me shume eshte koha për punë tjetër;
Por deri atehere dua tu sjell ne vemendje skandalin e rryshfeteve ne Parlamentin Evropian;
Hiqni Katarin dhe vendosni nje kartel grumbulluesish abuziv ketu dhe do kuptoni qe kleintelizmi nuk njeh kufij, ne nivel me banal natyrisht”, shkruan deputeti socialist.