Aksidentohet shqiptari në Greqi.
Një 48-vjeçar shqiptar i plagosur në një aksident trafiku pasditen e djeshme në Skopelos po trajtohet në spitalin e Volos.
Sipas mediave greke, motoçikleta me dy rrota që ai drejtonte është kthyer në të majtë të kursit të saj dhe është përplasur me murin e një biznesi të shitjes së karburanteve të lëngëta, duke shkaktuar dëme materiale dhe plagosje të drejtuesit të mjetit.
Shoferi i plagosur u dërgua në Qendrën Shëndetësore të Skopelos dhe më pas u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Volos për analiza të mëtejshme. Është kryer një test alkooli i cili rezultoi të ishte zero, pra shqiptari nuk ishte i dehur në drejtimin e motorrit.
/a.r