Situata në veri të Kosovës edhe mbrëmjen e së hënës në dukje ishte e qetë, por e brishtë. Mjetet e rënda të cilat krijojnë barrikadat ishin ende në rrugë, ndërsa serbët që qëndrojnë pranë tyre ndezën zjarre për të përballuar të ftohtin. Pranë barrikadave, serbët vendosën shirita të kuq, ndërsa kalimi drejt pikave kufitare ishte i pamundur edhe për për këmbësorët. Sakaq mësohet se trupat e NATO-s, KFOR të cilat po monitorojnë nga afër situatën janë në negociata për të hequr barrikadat e vendosura nga serbët.
Lidhur me situatën në veri të Kosovës, analisti Baton Haxhiu ka thënë se lajmi më i keq që mund t’i ndodhë Kosovës është që Albin Kurti kërkon zyrtarisht që KFOR-i ta marrë sigurinë e veriut, teksa ka dhënë dhe argumentat e tij pse e mendon kështu.
Baton Haxhiu: Lajmi i sotëm është që Albin Kurti kërkon zyrtarisht që KFOR-i ta marrë sigurinë e veriut të Kosovës, është lajmi më i keq që mund t’i ndodhë Kosovës, për arsye se KFOR-i në 5 pikat e marrëveshjes së Komanovës nuk parasheh që asnjë moment të ndërhyjë në çështjet e brendshme të sigurisë së Kosovës, përveç kufirit dhe përveç nëse trupat serbe hyjnë në Kosovë.
Sot zyrtarisht, CNN e jep publik lajmin, e keni para 2 minutave që Albin Kurti ka kërkuar zyrtarisht nga KFOR-i që ta marrë përsipër sigurinë dhe t’i heqë barrikadat. Pak a shumë historia është në një fjali: Prej nga viti 2011 në vitin 2017-2018 ka qenë e arritur që prezenca e institucioneve të Kosovës përmes serbëve dhe uniformave të ketë një farë pranie atje, kurse tani nuk kemi as policë, nuk kemi as organe të sigurisë dhe ajo që është më e kqja është se kryeministri i tashëm i Koosvës heq dorë nga sovraniteti atje për arsye se i thotë ambasadorit amerikan atje: Më falni se unë nuk e kam ditur që situata është ashtu dhe jam informuar nga ty se qenka më rrezik.
/a.r