Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka shpjeguar në Tv Klan se rruga e re që pritet të finalizohet Kashar-Lekaj do të bëjë të mundur aksesimin më të shpejtë të Kosovës në plazhet e jugut.
Balluku tha se me ndryshimet e bëra ky aks do të përshkohet për 25 minuta bashkë me Bypassin e ri të Tiranës që sipas saj është një projekt i përfunduar.
Balluku: Është komplet rrugë e re, nuk ka asnjë lidhje me gjurmën dhe bën lidhjen e rëndësishme me Rinasin. Pasi rruga ekzistuese tashmë nuk përmbush asnjë kusht. Shkon deri në Kashar, pasi këtu krijohet nyja më e rëndësishme e infrastrukturës përsa i përket të gjithë autostradave.
Fevziu: Në Rinas?
Balluku: Po, dhe një strukturë që shkon dhe mbi aeroport. Më pas nga Rinasi vazhdon në Kashar, ku loti është totalisht i ri. Kemi Kashar, Pezë e Vogël, kjo është një rrugë e vjetër ushtarake…
Fevziu: Po e kam parasysh, e kam bërë dikur por është gjithë kthesa…
Balluku: Është e vërtetë por këtu do dalë me tunele dhe ura.
Fevziu: Prapë autostradë? Nga Kashari…ku shkohet?
Balluku: Prapë autostradë e gjitha dhe vazhdon në Lekaj…
Fevziu: Pra për të aksesuar jugun, o do vish në Durrës dhe do vazhdosh, ose do marrësh rrugën Elbasan dhe të vish poshtë në Rrogozhinë…
Balluku: Atëherë nga Kashari del në Lekaj.
Fevziu: Po mirë si do të lidhet Kashari me pjesën tjetër të Tiranës?
Balluku: Përmes Bypassit të Tiranës.
Fevziu: Do të ketë një Bypass të ri?
Balluku: Kthesa e Kasharit, kalon te zona e Mazrrekut, te ‘City Park’ që të jetë më e qartë për qytetarët, është Bypassi i Tiranës që akseson Arbanën, lidhet me autostradën.
Fevziu: Pra do bëhet dhe një unazë e re, një pyetje për sa do të përshkohet Kashar-Lekaj nëse ndërtohet?
Balluku: Është e llogaritur për 25 minuta, bashkë me Bypassin.
Fevziu: Nuk kanë filluar akoma punimet?
Balluku: Jo ende po bëhen punime teknike, ka filluar tenderi, është një projekt i përfunduar, i financuar nga Bashkimi Evropian me 91 milionë euro në dispozicion.
Fevziu: Prishtina për të zbritur në plazhet e jugut se ato të veriut i ka të aksesueshme, do të shkojë me gjysmën e kohës që shkon sot? Edhe për Sarandën dhe zonat e tjera?
Balluku: Po është e njëjta histori, nga Lekaj diku në zonën e Kavajës, zbresim poshtë dhe ndjekim korrirdorin, ruajmë gjurmën, deri në Bypass të Fierit. Lidhja e re që bëhet duke ruajtur gjurmën e duke hequr kthesa e rrethrrotullimet.
Fevziu: Edhe rrethrrotullimet mbyllen, pra është autostradë që ecën drejt?
Balluku: Do ketë dhe rrugë alternative në dy anët e autostradës pasi ky projekt nga Muriçani deri në dalje do ketë rrugë alternative, kështu janë lidhur kontratat. Pa pagesë për të shkuar në shtëpi.
Fevziu-Aliut: Për sa kohe dilni ju në bregdetin shqiptar me strukturën e re?
Aliu: Dy orë e gjysëm në Durrës dhe 3 orë në Vlorë.
Fevziu: Ndërkohë Kosova me përmirësimet e reja për dy orë e gjysëm është në bregdet apo jo? Në atë të Durrësit flas se atë të veriut del më shpejt.
Aliu: Me këtë ndryshim që u përmend ne për 3 orë dalim në Rrogozhinë.
Fevziu: Po dhe me rrugën e re ti akseson bregdetin poshtë Vlorës.
/a.r