Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së martë në Queensland të Australisë ku 6 persona humbën jetën, mes të cilëve dy efektivë policie, si pasojë e një përplasje të armatosur.
Policia iu përgjigj një telefonate për dy persona të zhdukur në një pronë në zonat rurale dhe kur agjentët mbërritën në vendngjarje hasën në të shtënat me armë të personave që ndodheshin brenda në banesë.
Ishin të paktën 2 persona ata që qëlluan me armë ndaj policisë, duke vrarë menjëherë dy prej efektivëve. Nga të shtënat u vra dhe një fqinj, ndërkohë që pas mbërritjes së përforcimeve të policisë, 3 persona që ishin brenda në banesë mbetën të vrarë.
Policët deklarojnë se ishin të papërgatitur kur nisën të shtënat dhe se u kundërpërgjigjën për t’u vetëmbrojtur, ndërkohë që një hetim ka nisur duke qenë se ngjarja është shumë e paqartë.
/a.r