32 vjetori i PD ka shfaqur dhe një herë dy grupime të forta të cilat nuk mundën të gjejnë gjuhën e tyre të përbashkët.
Aleksandër Biberaj anëtar i Këshillit Kombëtar të PD në një intervistë për RTV Ora tha se festimi në 2 grupime nuk të lë shije të mire.
Biberaj shprehet se “Në momente të caktuara kam parë nga disa pjesëtarë të foltores arrogancë dhe një farë mendjemadhësie sikur janë në pushtet” por sipas tij dhe të jesh në pushtet duhet të jesh modest.
Aleksandër Biberaj: Jemi në një moment të vështirë. Kisha shpresa se do të tejkalohej. Festimi në 2 grupime nuk të lë shije të mirë por unë gjithmonë mbetem i kompromiseve dhe do të dëshiroja të kishte një frymë më tolerante. Në momente të caktuara kam parë nga disa pjesëtarë të foltores arrogancë e një farë mendjemadhësie sikur janë në pushtet.
Dhe të jesh në pushtet duhet të jesh modest, duhet të jesh shërbëtor. Jo më që pushteti është larg. Dhe tek foltorja ka munguar një vullnet i tillë. Berisha kam bindjen se është për një tolerim, por në këtë rast mbase Berisha nuk ka qenë aq i fortë sa përpara.