Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të hënë projektin e një kampusi arsimor. Në një postim në rrjetet sociale thuhet se ky kampus do të ndërtohet në Fushë Kuqe të Kurbinit.
Rama thotë se është gati për të nisur punimet për gjimnazin “At’ Shtjefën Kurti” dhe shkollën 9-vjeçare “Nik Tomë Prela”. Ai shprehet se përveç godinave moderne do të ketë edhe terrene sportive në funksion të gjithë zonës.
“Dhe me projektin e kampusit të ri arsimor në Fushë Kuqe të Kurbinit, gati për të nisur punimet për gjimnazin “At’ Shtjefën Kurti” dhe shkollën 9-vjeçare “Nik Tomë Prela”, ku përveç godinave moderne do të ketë edhe terrene sportive në funksion të gjithë zonës, ju uroj një javë të mbarë”, u shpreh Rama.
/a.r