Serbët që protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantic janë ende në barrikada. Veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga qytetarët serbë.
Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësor ndërsa po raportohet se shkollat në veri të Kosovës sot nuk do të jenë të hapura.
Pak pas orës 21:00, breshëri zjarri dhe shpërthimi janë dëgjuar në Rudar afër Zveçanit. Nuk dihet se kush ka qëlluar.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic, ka bërë të ditur se është formuar Shtabi i Krizave, i cili do të raportojë rregullisht për gjendjen në terren. Shkollat fillore dhe të mesme në veri të Kosovës nga sot nuk do të punojnë.
Për shkak të ngjarjeve në Kosovë është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi.
Pas seancës së Këshillit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se barrikadat janë shprehje e protestës kundër arrestimit të njerëzve dhe thekson se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.
Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ata të Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd kanë reaguar përmes deklaratave të përbashkëta për situatën në veri të Kosovës.
Ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë kanë kërkuar që menjëherë të largohen barrikadat e vendosura në veri.
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, shpërndau të dielën në Twitter deklaratën e ministres së jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Kryediplomatja gjermane deklaroi se Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale, ndërkaq Serbia ka vazhduar të rris tensionet – duke mos vepruar njëjtë si Kosova në atë situatë të tensionuar.
Më të pajtohet plotësisht ambasadori gjerman në Kosovë.
“Fjalë të qarta kristal nga ABaerbock + Dënim po aq i qartë nga BE, SHBA, Britania e Madhe: Ne tregojmë zero tolerancë për çdo dhunë dhe përshkallëzim. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE i udhëhequr nga MiroslavLajcakështë e vetmja rrugë përpara”.
/e.d