Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë kryer 351 testime, ndërsa 15 qytetarë janë shëruar. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 351 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë: 6 në Tiranë, 3 Fier, nga 1 qytetarë në Lezhë, Vlorë, Sarandë. Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,645 që nga fillimi i epidemisë.
/a.r