Kosova mund të pranohet më herët nga se është menduar në UEFA.
UEFA në Kongresin e radhës më 25 shkurt, i cili është jashtëzakonshëm, pasi i rregullti duhej të mbahej me 3 maj, do të shqyrtojë propozimin për pranimin e Kosovës si anëtare e me të drejta të plota, bën të ditur televizioni serb, B92.
Federata Kosovare e Futbollit aktualisht ka kufizime në paraqitjen ndërkombëtare, pasi FIFA në janar të vitit 2014 i lejoi Përfaqësueses së Kosovës ndeshje miqësore ndërkombëtare pa simbole shtetërore.
Në rast se UEFA e pranon Kosovën si anëtare fuqiplotë, përfaqësuesja e Kosovës do të mund të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, dhe klubet kosovare në kupat evropiane.