Nga Denis Dyrnjaja
PD përkujton në mënyrën më të keqe të saj 32 vjetorin e krijimit si forcë politike. E ndarë dhe e përçarë. Me një debat dhe një proces ligjor për vulën e partisë edhe sot PD akoma merret me themelet e saj, ose një proces të vazhdueshëm themelimi e rithemelimi por edhe “hipotekimi”. Përse ky stanjacion i gjatë i partisë së parë dhe më të madhe opozitare në Shqipëri që u shfaq si sfiduese dhe prijëse e ndryshimeve demokratike në Shqipëri?
PD lindi por nuk u bë kurrë një parti demokratike. I shkroi dhe i promovoi parimet e një force demokratike, por duke i realizuar ato përciptazi ose në mënyrë të propaganduar dhe jo të konkretizuar. PD rrëshqiti në rrafshin e demagogjisë klasike nga e shkuara komuniste ku thuhej e proklamohej ajo që kryesisht nuk bëhej. Prej krijimit të saj, hemorgjia e njerëzve të larguar në përplasje të vazhdueshme me Berishën dhe enturazhin që e ka pasuar atë në vendimet ekzekutuese në parti e kanë rrudhur në ektrem PD e mozaikut të vlerave intelektuale te para te saj.
PD lindi si parti e njerëzve, mendjeve dhe fjalës së lirë, por shumë shpejt u shndërrua në parti e diktatit të liderit dhe kultit të individit. Pas 32 vjetësh këtë parti vijon ta drejtojë i njëjti person, Sali Berisha ai që ka kontrolluar në mënyrë të pandërprerë çdo proces brenda asaj force politike, përfshirë edhe fazën 9 vjeçare të emërimit me zgjedhje formale të beniaminit të tij Lulzim Basha i cili e tradhëtoi vetëm për interesat thellësisht karrieriste personale përballë të cilave u vu në sprovë nga amerikanët të cilët e shpallën Berishën dhe familjarët e tij si persona non grata. Ky ishte precedenti i parë i këtij sanksioni nga SHBA për një politikan të një niveli kaq të lartë duke patur parasysh se Berisha kishte marrë dy mandate presidencuale e dy kryeministrore në 3 dekdatat e fundit.
Për shkak të frymës autoritariste, Berisha nuk lejoi që brenda partisë të krijohej shtrati për një tranzicion politik brezash. Ai krijoi dhe ushqeu me ose pa vetëdije, servilizmin dhe hipokrizinë njerëzore e politike duke shpallur armik, komplotues e duke shkatërruar çdo kënd që mendoi ndryshe nga ai në atë parti.
Vetitë dhe gjuha refraktare, kryesisht linçuese jo vetëm ndaj kundërshtarëve të krahut tjetër politik (PS) por edhe ndaj çdokujt që mendoi ndryshe brenda PD, formësuan dhe konsoliduan idenë se kjo parti nuk funksionon pa Berishën në krye të saj. Kryesisht servilët reth tij janë dhe imituesit më të shëmtuar të modelit politik që vetë Berisha është dhe përfaqëson.
PD nga parti e lirisë dhe intelektualëve rrëshqiti në shtratin e partisë së të fortëve. Idea e sprovës dhe mendësia se ndodhemi dhe kemi përballë një kundërshtar të poshtër kërkonte një lider dhe retorikë të ashpër që ishte një ushqim mendor i mirë për militantët e trajnuar me modelin e histerisë se jemi në një luftë pa ndalim me kundërshtarin i cili duhet luftuar me çdo mjet, pa përjashtuar dhe ato ekstreme sikurse janë armët e zjarrit. (vitet “97, “98, 2011 dhe më pas protestat me moltov ndaj institucioneve në vitin 2019)
PD u krijua me ideologjinë e një partie të qendrës së djathtë, por shpesh artikuloi në verbin e saj në këta 30 vjet kërcënimin për anarki dhe krijoi anarki njëlloj si të ishte parti e ekstremit të majtë. PD me Berishën 78 vjeçar, prej të cilëve me 32 vite kryetar, 9 prej të cilëve de facto, por me një kukull të orkestruar prej tij si Basha kryetar de jure, ka dalë së fundi me tezën e konservatorizmit. Përtej faktit se në të gjithë sjelljen, formën, përmbajtjen por edhe përbërjen politike nuk ka asgjë dhe asnjë lidhje me konservatorizmin, po servir për herë të parë një nonsens të politologjisë botërore, duke promovuar konservatorizmin me doktrinën e marrjes së pushtetit me revolucion. Revolucioni është shtrati i veprimit të majtistëve, jo i konservatorizmit. Këtë miks vetëm Berisha mund ta projektojë dhe ta zbatojë, që të flasë si konservator e të veprojë si ekremist majtist e kryer revolucione që kryesisht i kryejnë ata që janë diktatorë. Revolucioni dhe ardhja në pushtet me votë janë dy gjëra krejt të kundërta dhe përjashtuese për njëra tjetrën doktor. Ndaj prej njërës tezë duhet të heqësh dorë. O qëndro komunist e merre pushtetin me revolucion, ose bëhu një herë realisht i djathtë e binde popullin se vota ndëshkon më shumë se armët dhe anarkia.
E mbyll dot kutinë e pandorës së zgjedhjeve të manipuluara që e hape vetë në 1996 dhe se ke mbyllur akoma dhe sot, kur manipulon çdo proces me votë që ndodh edhe brenda pronës tënde politike, që vijon të mbajë akoma për inerci emrin Partia Demokratike?!
Nje analize e koncentruar dhe shume e sakte .Bravo