Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin që prej një dite më parë kanë sjellë sërish problematika në disa zona të vendit, kryesisht në qytetin e Lezhës dhe në Fushë-Krujë. Në Lezhë raportohet se janë përmbytur rreth 200 ha tokë në Balldren, ndërsa ka ndërprerje të energjisë elektrike në Perlat.
Po ashtu në përmbytje ka edhe në fshatrat Blinisht dhe Dajç. Si pasojë e motit te keq ka rrëshqitje dheradh dhe gurësh rrugën e Kombit, ndërsa më problematike është zona e Repsit.
Shirat e dendur të rënë gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Ishëm të rritet e për pasojë lumi të dalë nga shtrati në pjesën fundore të fshatit Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj.
Për pasojë janë përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore, duke izoluar disa familje në fshatin Murqinë të cila do të izolohen sa herë që ka shi pasi përmbytet rruga që lidh lagjen e tyre me pjesën tjetër te vendit.
/s.f