Roland Bejko një nga zërat më të fortë Brenda Partisë Demokratike kundër berishizmit dhe pro ndjekjes së linjë euro-atlantike të kësaj partie, ka bërë një shënim në faqen e tij në FB ku identifikon plagën kanceroze të vërtetë të kësaj force politike.
Këta të fundit Bejko i quan klani punist i future që në krijim nga Ramiz Alia nëpërmjet Sali Berishës dhe po bëjnë në mënyrë të egër, pikërisht atë që dinë të bëjnë më mirë; dhunë, kërcënim ndaj kujtdo që nuk i ndjek dhe mendon si Berisha ish-komunist.
Bejko shënimin e shoqëron edhe me një përplasje që ka pasur në një emision te Euronews pikërisht me një eksponent të këtij lloji brenda PD-së, Çlirim Gjatën i cili është i biri i Rustem Gjatës, ish gjyqtar famëkeq i regjistrimit komunist, i cili përveç të tjerëve siç edhe konfirmohet nga dokumente publike në 4 shtator të vitit 1973, ka dënuar me vdekje priftin shkodran Hil Gjergj Gjoni, me akuzën e agjitacionit dhe propagandës.
Shënimi i plotë:
Ishte një aksident historik bashkimi në PD i ish “reaksionarëve” antikomunistë, me funksionarët e lartë të regjimit komunist të cilët iu bashkuan partisë së parë opozitare sipas roleve që u ndau Ramiz Alia për ta sunduar atë për 32 vjet me radhë.
Në fakt, ky është edhe thelbi i konfliktit sot në PD. Nuk mund të bashkëjetojnë përjetësisht dy trupa të huaj në një; antikomunistët me bijtë e hetuesve, gjyqtarëve që kanë pushkatuar klerikët, e sekretarët e partisë së punës.
Klani punist në PD është bërë tmerrësisht shumë agresiv dhe janë hedhur në sulm të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë, denigrimin, kërcënimin dhe dhunimin e gjithkujt që i refuzon t’i ndjekë mbrapa në marrëzinë e tyre të revolucionit inegzistent.
Të qenurit kundër tyre sot, nuk është thjesht adrenalinë, por është mision historik!
Koha do na japë të drejtë! Njerëzit do ndjekin kohën pas, pas pak kohësh!/m.j