Një rast i rëndë bullizmi është zbuluar në një shkollë në Angli, i cili mund të kishte përfunduar tragjikisht.
Sipas mediave të huaja, një 10-vjçare ka tentuar vetëvrasjen, për shkak se shokët e klasës e tallnin. E gjitha filloi vetëm disa javë pasi 10-vjeçarja filloi të ndiqte një shkollë të mesme në Worcester.
Ajo i tha nënës së saj se kishte probleme me një nxënës tjetër, pasi ai e shtynte, i tërhiqte flokët dhe e godiste. Në vetëm 12 javë, vajza e cila quhej Lilly-Jo nisi të ndryshonte sjellje dhe të mos ishte më aq e hapur.
Vajza nuk donte të shkonte më në shkollë. Ajo po tërhiqej gjithnjë e më shumë nga aktivitetet shoqërore dhe nuk hante më. Më pas, Lilly-Jo pranoi se kishte gëlltitur një numër të madh pilulash në përpjekje për ti dhënë fund jetës.
Jess, nëna e saj, e çoi me nxitim te mjeku pasi Lilly-Jo filloi të sillej e çorientuar. Fatmirësisht, pasi u vëzhgua gjatë natës, ajo u zgjua në një gjendje të qëndrueshme mëngjesin tjetër. Mjekët i thanë nënës se nëse do të ishte lejuar të vazhdonte edhe për dy javë të tjera, vajza do të kishte humbur jetën./m.j