Katër persona janë arrestuar në Belgjikë për korrupsion të dyshuar brenda Parlamentit Evropian. Një shtet i Gjirit thuhet se është përpjekur të ndikojë në vendimet politike. Sipas mediave, ai është Katari.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm belg po heton dyshime për korrupsion dhe shitje të ndikimit brenda Parlamentit Evropian nga një shtet i Gjirit. Në Bruksel u bënë gjithsej 16 kontrolle, tha prokuroria. Katër persona u arrestuan. Hetimi ka të bëjë me një organizatë të dyshuar kriminale si dhe akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Me gjasë e përfshirë edhe zëvendëspresidetja e PE, Eva Kaili, e cila sipas mediave duhet të jetë arrestuar.
Mes atyre që morën në pyetje edhe një ish-deputet. Sipas prokurorisë, policia belge ka disa muaj që dyshon se një shtet i Gjirit tenton të ndikojë në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Evropian. Besohet se shuma të konsiderueshme parash ose dhurata në natyrë u janë shpërndarë personave në Parlament me pozicione politike ose strategjike.
Në parim hetimi drejtohej mbi të gjitha kundër bashkëpunëtorëve e deputetëve, u bë e ditur. Por në mesin e atyre që u morën në pyetje ishte edhe një ish-deputet. Fillimisht ishte e paqartë nëse edhe ky i fundit ishte arrestuar. Sipas prokurorisë, gjatë kontrolleve janë sekuestruar 600 mijë euro para në dorë dhe celularë.
I kontaktuar, shërbimi për shtyp i Parlamentit Evropian nuk ka dashur t’i komentojë këto bastisje. Ai thjesht tregoi se po bashkëpunohet plotësisht me policinë belge./DW/m.j