“Po flaket një limon I shtrydhur” kështu reagoi kryetari i PD-së Sali Berisha ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim pas njoftimit të publikuar nga ministrja e Jashtme e Shqipërisë se Diplomatja amerikane, zyrtarisht është në muaj e fundit të shërbimit të saj në Shqipëri.
Sali Berisha:”Në 100 vite marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve nuk ka pasur ndonjëherë një diplomate të tillë që të ketë dëmtuar marrëdhëniet shqiptaro – amerikane më shumë se Yuri Kim. Sjelljet dhe veprimet e saj në Shqipëri nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat perëndimore të vendeve.
Berisha tha se Yuri Kim kërcënoi dhe përpunoi deputetët demokratë që të mos mbështesnin Berishën, madje tha se nëse nuk do ishin dy faktorë, si admirimi i shqiptarëve për SHBA dhe lufta në Ukrainë, Yuri Kim nuk do të ishte toleruar kurrë.
Sali Berisha: “Ajo zhvilloi një veprimtari tepër të padenjë për përfaqësuesin e një vendi të lirë, vendi partner, vendi mik.
I ka lejuar të thërrasë në radhë si të ishin ushtarë, deputetët e Kuvendit kundër Sali Berishës, duke i përpunuar dhe kërcënuar.
Kërcënimet, ofendimet e saj ndaj demokratëve, se do hanë bar nëse mbështesin Sali Berishën, dhunimi flagrant i sovranitetit të një vendi duke kërkuar mosfutjen e Sali Berishës në Kuvend, pasi kishte marrë mandatin nga sovrani, thirrjet ndaj elektoratit se kë duhet dhe kë nuk duhet të votojë, kundërshtimi i çdo konvente me kërcënimet ndaj gjyqësorit, këto janë akte të shëmtuara të saj, për të cilat garantoj se po të ishin dy faktorë, ndjenjat dhe admirimi i imi dhe mbështetësve të mi ndaj SHBA, dhe agresioni barbar rus ndaj Ukrainës, zonja në fjalë nuk do të ishte toleruar kurrë.
Me protesta paqësore, paqësisht do ishte kërkuar largimi sa më shpejt nga Shqipëria. Nuk ka kurrë një diplomat në historinë e këtij vendi që të ketë bërë ndërhyrje brutale, e ti ketë lejuar vetes pozita mbi presidentin e vendit. Në fund kërcënoi se do të emëronte dhe shefin e SKAP (SPAK) të partisë.”
Berisha tha se Yuri Kim bëri gjithçka për të dëmtuar imazhin e shkëlqyer të SHBA në këtë vend.
Sali Berisha: “Del qartë se këtu ka një lobim. Megjithëse mbase i ka mbaruar dhe mandate por fakti që Rama njofton këtë proces është i pashembullt në historinë 100 vjeçare. Ndodh hera e parë. Ju garantoj se unë mbetem i vendosur duke luftuar për të vërtetat, për të punuar me përkushtim për miqësi e partneritet të shkëlqyer me SHBA e vende të tjera të NATO-s dhe BE-së.